Zërijeta Hajro Jahjaga, Shkup
Kultivimi si dhe ruajtja e pastërtisë së gjuhës shqipe, është një nga detyrimet kryesore që duhet ti ketë si prioritet çdo njeri nga ne, se vetëm në këtë mënyrë duke ruajtur vlerat dhe identitetin kombëtar, do të arrijnë të marrin vendin e merituar, në vendet e zhvilluara në familjen evropiane, vlerëson gjuhëtarja Nermin Vlora Falaski.
"Do të hyjnë në Evropë shqiptarët, vetëm se duhet ta ruajnë gjuhën, të pastër se edhe juve gazetarët ju pëlqen të përdorni fjalë të huaa. Gjuha që flitet, çdo gjuhë duhet të flitet e pastër", thotë Nermin Vlora Falaski.
Studimet e fundit në lëminë e gjuhësisë sipas metodës Karboni 14, dëshmon se gjuha shqipe është ndër më të vjetrat e botës, shpjegon zonja Nermin Vlora Falaski, duke shtuar:
"Me anën e këtyre studimeve të fundit Metodi i karbonit 14, me atë sistem kanë zgjedhur dhe ka dalë gjuha shqipe, kisha me thënë ilirishtja, se shqipja gjasme vjen nga shqiponja, vendi i shqiponjave në italisht " paese delle aquile", që nuk më pëlqen kur e thonë këtë. Është shqiptimi i mir, vendi ku shqiptoheshe mirë, sepse ne kemi qenë të parët që kemi qenë pellazgë, ilirë që lundronin nëpër pellgje të thella, nëpër ujra të thella edhe kanë zbuluar alfabetin fonetik, ishin të parët dhe kanë sjellë kulturën në vende të ndryshme të botës".
Është e rëndësishme të kuptohet se çdo gjuhë është më e bukur kur ajo flitet e pastër, pa fjalë të huazuara. Kështu ka qenë që nga kohërat më të vjetra, thekson më pas zonja Falaski.
"Kanë filluar që nga Homeri që thoshte: shumë shekuj më parë, poetët dhe shkrimtarët shkruanin me alfabetin e pellazgëve, domethënë është shpikur disa shekuj përpara Homerit". Në këtë kohë siç do të shprehet zonja Falaski, të derdhjes së rinisë nëpër botë, roli i nënës shqiptare është shumë i rëndësishëm në drejtim të ruajtjes së gjuhës.