Ndërlidhjet

MITROVICË / BEOGRAD


Rreth 41 për qind e serbëve të Kosovës, me të drejtë vote, kanë marrë pjesë në zgjedhjet presidenciale të Serbisë, të zhvilluara të djelën. Kandidati Tomisllav Nikoliq, nga Partia Radikale e Vojisllav Sheshelit, ka dalë fitues në mesin e serbëve të Kosovës, duke marrë 43.43% të votave. Nikoliq, i cili ka shënuar rezultatin më të mirë në mesin kandidatëve presidencialë, do përballet në raundin e dytë të zgjedhjeve me Boris Tadic, nga Partia Demokratike në opozitë.
Ndërkaq Nikoliq ka shprehur besimin për fitore në turin e dytë.
"Ata që mund t'i bindja për të votuar për mua, i kam bindur në fazën e parë dhe mendoj se janë të mjaftueshëm për të arritur fitoren në turin e dytë. Unë do t'i mbajë votuesit e mi dhe nuk ka arsye për të kundërtën, derisa ata që bazuan fushatën në urrejtjen kundër meje nuk mund të vazhdojnë garën", tha Nikoliq.
Kryeministri Koshtunica po përballet me kërkesa të shtuara që të mbështesë Tadicin në raundin e dytë.
Tre votimet e mëparshme për të zgjedhur presidentin e Serbisë kanë dështuar për shkak të pjesëmarrjes së ulët në votime, derisa vendi ka afro dy vjet pa president.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG