Nga shpërthimi i një automjeti bombë në Bagdad u vranë së paku 12 vetë, përfshi dhe pesë të huaj. Të huajt ishin civilë britanikë, francezë, amerikan dhe një filipinas. Mbi 60 të tjerë u plagosën, në mesin e të cilëve dhe 10 të huaj, derisa sulmi ndodhi në një nga zonat më të populluara të kryeqytetit irakian.
Kryeministri irakian, Ijad Alluai, pas sulmit tha:
"Ne dënojmë këtë akt terrorist dhe do të sjellim kriminelët përpara drejtësisë sa më parë që të jetë e mundur."
Burimet zyrtare irakiane thonë se autori i sulmit ishte një shtetas i huaj.
Në të tjera zhvillime forcat amerikane liruan disa qindra të burgosur nga burgu Abu Graib.
Kryqi i Kuq Ndërkombëtar ka kërkuar ngritjen e akuzave ndaj Sadam Huseinit, pasi në të kundërt është shkelje e ligjit ndërkombëtar mbajtja në paraburgim për një kohë të pacaktuar dhe pa ngritur akuzat.