Kryeministri britanik Tony Blair tha se mospajtimet me politikën e tij rreth Irakut, ishin faktori kryesor i rezultateve të partisë së tij javën e kaluar.
Por ai sërish insistoi se lufta e prirë nga Shtetet e Bashkuara për përmbysjen e Saddam Husseinit ishte e justifikueshme.
"Plotësisht besoj se shtetet e dështuara, terrorizmi dhe armët për shkatërrim në masë, vërtet janë kërcënime për sigurinë në shekullin 21, dhe ne duhet t'i përballemi. Ato nuk do të zhduken nëse nuk i përfillim. Jam i bindur se kishim të drejtë kur ndërmorëm aksion ushtarak për ta larguar Saddam Husseinin nga pushteti", tha kryeministri britanik.
Tony Blair i bëri këto komente në konferencën e parë për shtyp, pas disfatës së rëndë të partisë së tij Laburiste në zgjedhjet për Parlamentin Evropian.