Ndërlidhjet

BRUKSEL


Kryeministri i Irlandës, Berti Ahern, që është edhe kryesues i radhës i presidencës së Bashkimit Evropian, ka paralajmëruar mundësinë e arrtjes së një marrëveshjeje lidhur me Kushtetutën e Bashkimit Evropian. Në konferencën e sotme për shtyp, zoti Ahern tha:
-Pjesa më e madhe e diskutimeve të sotme u fokusuan në çështje kushtetuese: votimin, Komisionin Evropian, Parlamentin. Siç mund të pritej, ka pikëpamje të ndryshme, por mendoj se sot jemi afër arritjes së një marrëveshjeje, tha Berti Ahern, duke folur për samitin e liderëve të Bashkimit Evropian, që po mbahet në Bruksel.
XS
SM
MD
LG