Ndërlidhjet

ASTANA


Presidenti i rusisë Vladimir Putin tha se para luftës në Irak, Moska e ka paralajmëruar Uashingtonin se Saddam Husseini ka planifikuar sulme terroriste kundër Shteteve të Bashkuara.
"Pas ngjarjeve të 11 shtatorit e deri në fillimin e operacioneve në Irak, shërbimet ruse të kundërzbulimit vazhdimisht kishin informata se zyrtarët e regjimit të Saddamit përgatisnin akte terroriste në Amerikë, si dhe kundër objektivave ushtarake dhe civile amerikane në botë", tha Putin në një konferencë rajonale në Kazakistan.
Komentet e tij vijuan pasi presidenti amerikan George Bush ripërsëriti se Saddami ka patur lidhje me organizatat terroriste.
XS
SM
MD
LG