Ndërlidhjet

RIAD


Imami i tempullit më të shenjtë islam në Mekë ka bërë thirrje t'u jepet fund sulmeve të jo-myslimanëve në Arabinë Saudite.
Në lutjen e së premtes në Xhaminë e Madhe, e cila u transmetua në televizion, Sheikh Saleh bin Abdullah bin Humaid, gjithashtu kërkoi nga ekstremistët e dyshuar të Al Kaidës të pendohen.
Thirrjet vijuan pas kërcënimeve të rrëmbyesve se do ta vrasin amerikanin Paul Johnson, nëse Arabia Saudite nuk i liron qindra militantët e arrestuar.
XS
SM
MD
LG