Ndërlidhjet

BRUKSEL


Bashkimi Evropian e bëri Kroacinë kandidate për unionin, dhe e riafirmoi synimin që Bullgaria dhe Rumania t'i bashkangjiten bllokut në 2007-ën.
Në përmbyllje të samitit dy-ditësh në Bruksel, liderët e BE-së thanë se bisedimet me Kroacinë do të fillojnë vitin që vjen, por Zagrebi duhet t'i përmirësojë të drejtat e minoriteteve, kthimin e refugjatëve, reformat gjyqësore, bashkëpunimin rajonal dhe luftën kundër terrorizmit.
Ndërkohë nuk u arrit konsenzus për kreun e ri të Komisionit Evropian.
"Çështja e kryetarit të Komisionit është mjaft e thjeshtë. Nëse dikush ka shumicë dhe mbështetje të nevojshme, atëherë do të zgjidhet. Nëse s'ka, nuk do të zgjidhet sepse rregullat janë të tilla", tha kryesuesi i BE-së, kryeministri i Irlandës Berti Ahern.
XS
SM
MD
LG