Ndërlidhjet

NAZRAN – RUSI


Së paku 47 anëtarë të forcave të armatosura ruse kanë humbur jetën si pasojë e sulmeve të militantëve gjatë natës në Ingusheti, rajon kufi me Ceceninë.
Luftimet filluan mbrëmë kur luftëtarët cecenë sulmuan stacionet policore, pikat e kontrollit dhe zyrat e Ministrisë së Brendshme në tre qytete njëherësh. Presidenti rus, Putin, ka urdhëruar vrasjen apo kapjen e autorëve.
Ministri rus i mbrojtjes, Sergei Ivanov, tha se nuk është e nevojshme dërgimi i trupave shtesë.
"Nuk mendoj se do duhet të dërgojmë ushtrinë atje. Megjithatë kemi ngritur një spital ushtarak dhe forcat që gjenden atje po ndihmojnë trupat e ministrisë së rendit dhe rojat kuftare", tha Ivanov.
XS
SM
MD
LG