Zijadin Gashi, Prishtinë
Pas formimit të Grupit Përkrahës dhe caktimit të prioriteteve për Kosovën, Grupi i Kontaktit, NATO dhe Bashkimi Evropian, i njohur me emrin Grupi i Kontaktit Plus, do të shtrijë rolin e vet dhe në procesin e plotësimit të standardeve për Kosovën. Koordinatori i UNMIK-ut për standardet, Karne Ross, tha se përfaqësuesit e Grupit të Kontaktit Plus, përmes zyrave të tyre në Prishtinë, tani e tutje do të jenë të pranishëm në takimet e Grupeve Punuese për standardet dhe do të monitorojnë nga afër procesin si dhe do t’u ofrojnë ndihmën e tyre UNMIK-ut dhe qeverisë vendore. Pas trazirave të marsit, standardet sikur janë lënë anash, kështu që tani duhen rifilluar takimet e grupeve punuese, në mënyrë që mesi i vitit 2005, ta zërë Kosovën në një shkallë më të lartë të përmbushjes së standardeve, tha Ross. Edhe këtë herë, Ross tha se mospjesëmarrja e serbëve në grupet punuese për standardet është pengesë në vete, por sië tha ai, kjo nuk do ta pengojë plotësimin e tyre:
“Ashtu siç ka vlerësuar dhe Grupi i Kontaktit Plus, është gabim i madh i serbëve që të mos marrin pjesë qoftë në institucionet e Kosovës, ashtu edhe në procesin e plotësimit të standardeve”, tha Ross, duke shtuar se standardet kanë për qëllim pikërisht përmirësimin e gjendjes së komuniteteve dhe se përmes standardeve, shtoi ai, nuk paragjykohet statusi i Kosovës, siç mendojnë serbët:
“Fakti se ata nuk marrin pjesë formalisht, kjo nuk nënkupton se procesi nuk do të shkojë përpara, ngase është një keqkuptim këtu në Kosovë, se pa serbët nuk mund të ketë përparim në standarde. Kjo nuk është e vërtetë sepse ne mund të bëjmë shumë në këtë proces”, theksoi Ross.
Ndërkohë, koordinatori i qeverisë së Kosovës për standardet, Zenun Pajaziti, ka theksuar se pushimet verore dhe zgjedhjet e lira, do të jenë sfida të reja që mund të reflektojnë në procesin dhe dinamikën e plotësimit të standardeve. Sidoqoftë, ai është shprehur optimist, se Kosova do t’i plotësojë në një shkallë të kënaqshme standardet sipas afatit të parashikuar, deri në mesin e vitit 2005:
"Viti 2005 nuk do të na gjejë në një gjendje perfekte, mirëpo ne do t’i angazhojmë të gjitha kapacitetet tona që të plotësojmë numrin më të madh të tyre, sepse siç e dini numri më i madh i standardeve, kushtimisht të ndjeshme, është i realizueshëm vetëm me përfshirjen e përbashkët të të gjithëve, sidomos të bashkësisë ndërkombëtare”, tha Pajaziti.
Nga pozicioni i tij i koordinatorit të standardeve, Pajaziti u ka bërë thirrje përfaqësuesve serbë që të kyçen në këtë proces, në mënyrë që të luajnë rol konkret në plotësimin e standardeve që kanë të bëjnë me komunitetin e tyre.
Ditëve të ardhshme, sipas koordinatorëve për standardet, do të rifillojnë takimet e grupeve punuese, kurse parashihet që në këtë punë të përfshihen dhe komunat, pasi që një pjesë e madhe e punës në terren u tha se u takon pikërisht komunave që ta implementojnë.