Diplomatët kanë thënë se zyrtarë të Koresë Veriore dhe të Shteteve të Bashkuara sot kanë mbajtur një takim dypalësh në kuadër të përpjekjeve për të gjetur zgjidhje për çështjen e programit bërthamor të armatimit të Koresë Veriore. Bëhet e ditur se ky takim u mbajt jashtë kuadrit të bisedimeve gjashtë palëshe, në të cilat pos dy vendeve të përmendura përfshihen edhe Kina, Koreja Jugore, Japonia dhe Rusia. Duke folur për këtë takim, zëdhëbnësja e ministrisë së jashtme të Kinës, Zhang Qiyue, pos tjerash tha:
-Shtetet e Bashkuara, Koreja Veriore dhe palët e tjera dolën me propozimet e veta. Propozimi i Shteteve të Bashkuara ishte gjithë përfshirës me shumë përmbajtje. Kjo do të thotë se ky rund i bisedave arriti progres. Kjo tregon se Shtetet e Bashkuara dëshirojnë të gjejnë zgjidhje për këtë çështje. Përfaqësuesi i Koresë Jugore, Cho Pae Yong tha se, megjithatë, në takimin ndërmjet zyrtarëve amerikanë e atyre verikorean, kishte "dallime të rëndësishme".