Ndërlidhjet

PEKIN


Kina njoftoi se është arritur një konsensus në bisedimet 6-palëshe, për ndërprerjen e programeve bërthamore të Koresë së Veriut.
Zëdhënësja e Minsitrisë së Jashtme Zhang Qiuye e quajti marrëveshjen një konsensus politik vital.
"Diskutimet e sotme ishin të frytshme dhe të hapura. Të gjithë pjesëmarrësit e mirëpritën hapin e parë drejt denuklearizimit, i cili është ngrirja e programit bërthamor të Koresë së Veriut sa më shpejt që të jetë e mundur, si dhe masat tjera koordinuese," tha Zhang. Bisedimet do të përfundojnë nesër.
XS
SM
MD
LG