Ndërlidhjet

PRISHTINË


Shefja e zyrës amerikane në Prishtinë, Marcie Ries, nëpërmjet një komunikate të lëshuar për opinion ka reaguar mbi shpalljen e, sic thuhet, të befasishme të fituesit të tenderit për operator të dytë të telefonisë mobile në Kosovë, duke vënë në pikëpyetje procesin që është zbatuar për të arritur deri tek vendimi i shpallur sot. Zonja Ries në komunikatë ka shprehur shqetësimin nëse ka ekzistuar mjaft kohë për rishqyrtimin e hollësishëm të mijëra faqeve të dokumentacionit teknik, i cili është dorëzuar vetëm në gjuhën angleze. Duke vlerësuar se zhvillimi i një sistemi bashkëkohor të komunikacionit është element që promovon investime ndërkombëtare, në komunikatë thuhet se investitorët potencialë do të dëshirojnë të dijnë nëse ky proces është realizuar në mënyrë profesionale dhe transparente. Zyra amerikane në fund të komunikatës fton institucionet e Kosovës që gjithashtu të analizojnë me kujdes nëse ky proces është realizuar në mënyrë të ndershme dhe adekuate.
XS
SM
MD
LG