Ndërlidhjet

SARAJEVË


Përfaqësuesi i lartë i Kombeve të Bashkuara në Bosnje Pedi Ashdoun, i ka shkarkuar sot 60 zyrtarë të lartë serbë të Bosnjes për shkak të dështimit të autoriteteve që ta arrestojnë të akuzuarin për krime të luftës, Radovan Karaxhiq.
Ndër të shkarkuarit është edhe Dragan Kaliniq, kryetar i Kuvendit të Repubikës Serbe dhe ministri i brendshëm, Zoran Xheriq. Në konferencën për gazetarë, Pedi Ashdoun ka thënë se ka vendosur që këta persona t'i largojë nga postet publike dhe ato partiake.
"Kam vendosur që të marrë masa për të hequr strukturat e korruptuara dhe obstruktive në Republikën Serbe në të gjitha nivelet në tërësi, por veçanërisht brenda Partisë Demokratike Serbe dhe që të çrrënjosë këta njerëz që mbajnë përgjegjësi të madhe për krijimin e një klime të frikës dhe të paprekshmërisë kriminale, që u lejon të akuzuarve për krime lufte t'i ikin drejtësisë, tha Ashdoën.
Ai tha se 11 janë shkarkuar përgjithmonë, ndërkaq 48 të tjerë mund të kthehen në jetën publike atëherë kur Radovan Karaxhiqi gjendet në Hagë dhe kur Bosnje e Hercegovina dhe Repubika Serbe i kryejnë plotësisht obligimet ndaj Tribunalit të Hagës. Kryeprokurorja e Tribunalit të Hagës kishte shprehur bindjen dje se ish lideri politik i serbëve të Bosnjes Radovan Karaxhiq mund të arrestohet gjatë ditës së sotme.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG