Ndërlidhjet

BAGDAD


Raportet e mediave bëjnë të ditur se ish presidenti i Irakut, Saddam Husseini sot ka refuzuar ti nënshkruaj dokumentet gjyqësore në seancën në të cilën iu lexua akuza, për krimet e kryera gjatë 20 viteve të tij në pushtet. Është thënë se Saddam Husseini e ka shtruar çështjen e autoritetit të gjykatës duke e cilësuar atë si "teatër".
Ish lideri i Irakut ka mbrojtur vendimin e tij për invadimin e Kuvajtit në vitin 1990, duke e konsideruar atë territor të Irakut. Duke folur para gazetarëve në Bagdad, lidhur me procesin gjyqësor kundër Saddam Husseinit, zëvendës – ministri i jashtëm i Irakut, Hamid al-Bajati, tha:
-Ky është lajm shumë i mirë. Ky është gjykim për regjimin që bëri krimet më brutale në histori dhe në botë, krime kundër njerëzimit, krime të luftës dhe gjenocid.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG