Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

BEOGRAD


I akuzuari për krime lufte Nebojsha Pavkoviq është zotuar për hakmarrje ndaj atyre që duan ta dorëzojnë atë, së bashku me tre gjeneralë të tjerë në Tribunalin e Hagës.
Kërcënimi i ish shefit të armatës vjen pasi autoritetet kanë filluar procesin për ekstradimin e tyre.
"Pavarësisht se cka bëhet me ne, hakmarrja do të ndodhë. Ata që kanë marrë vendimin për ekstradimin tonë do ta marrin një dënim të merituar, " citohet t'i ketë thënë gazetës Vecernje Novosti Pavkoviq.
Minsitri i jashtëm i Serbisë e Malit të Zi Vuk Drashkoviq tha se shteti duhet të reagojë ndaj një kërcënimi të tillë.
Pavkoviq, dhe tre gjeneralët tjerë serbë akuzohen nga Tribunali i Hagës se kanë kryer krime lufte kundër shqiptarëve të Kosovës.
XS
SM
MD
LG