Ndërlidhjet

TIRANË


Në mbledhjen e sotme të burosë parlamentare opozita kërkoi dorëheqjen e kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë, Servet Pëllumbi. Deputeti i Partisë Demokratike, Jemin Gjana tha se zoti Pëllumbi është përgjegjës për skandalin e votimit lidhur me miratimin e projekt – ligjit për të përndjekurit. Ishte raportuar se me këtë rast ishin numëruar edhe votat e deputetëve që nuk gjendeshin në sallë. Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi tha se kryetari i Kuvendit, Servet Pëllumbi e ka realizuar detyrën e tij duke e anuluar votimin, pas vërejtjeve të opozitës.
XS
SM
MD
LG