Ndërlidhjet

BRUKSEL


Hashim Thaci, kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, është takuar me Javier Solanën, shefin e diplomacisë evropiane, gjatë vizitës që ai po zhvillon në Bruksel . Thaci e ka vlerësuar takimin si të rëndësishëm, pasi sipas tij bashkësia ndërkombëtare po merr përgjegjësi aktive për Kosovën dhe kjo është e domosdoshme, pasi është koha e zbatimit të standardeve dhe ky është viti i zgjedhjeve të përgjithshme në Kosovë. Njëherësh 2005 ëshët viti kur do hapen bisedime tpër statusin, ka thënë Thaci.
Ndërkaq zyrtarët e Bashkimit Evropian thonë se Solana ka përsëritur që drejtuesit kosovarë të përfshihen më shumë në ndërtimin e një shoqërie tolerante në Kosovë dhe riparimin e dëmeve të marsit.
XS
SM
MD
LG