Presidenti amerikan George Bush tha se do të punojë përkrah Kongresit për të reformuar shërbimet sekrete amerikane. Bush i bëri këto komente pas një raporti të Senatit i cili kritikon gjetjet e shërbimeve të zbulimit para luftës së Irakut. Por, Bush tha se pushtimi është justifikuar pasi Amerika është më e sigurt pa Sadam Hyseinin. Madje, ai tha se edhe tani do ta bënte një gjë të tillë.
"Ka pasur disa dështime. Ne mendonim se kishte rezerva të armëve për shkatërrim në masë. Unë mendoja, kështu, por edhe Kongresi e Kombet e Bashkuara. Por, mund t'ju them se Sadam Hyseini ka pasur aftësi për t'i krijuar ato armë. Ai ka pasur për qëllim ta bëjë këtë, sepse ai e urren Amerikën, tha Bush.
Por, raporti i Komitetit të Senatit thotë se CIA dhe shërbimet tjera e kanë ekzagjeruar kërcënimin nga Iraku, pasi që nuk është gjetur asnjë armë e shkatërrimit në masë.
"Është e qartë se ky grup ka zmadhuar informacionet tek aleatët tanë dhe Kombet e Bashkuara si dhe tek të gjithë ata, që besuan se Sadamm Hyssein kishte programe të armëve për shkatërrim në masë. Ky ishte një dështim global i zbulimit," tha kreu i Komitetit të Senatit Pat Roberts.