Ndërlidhjet

PRISHTINË


Ende nuk dihen motivet e plagosjes së katër ushtarëve finlandezë në kuadër të KFOR-it, gjatë një incidenti të armatosur, që ndodhi mbrëmë në afërsi të Lipjanit.
Ushtarët e plagosur, kanë marrur lëndime të lehta dhe
nuk janë në rrezik për jetë, ka pohuar sot, zëdhënësi
i Brigadës Shumëkombëshe të Qendrës, Thomas Magnuson. Ai tha po ashtu, se gjashtë personat e arrestuar mbrëmë në afërsi të vendit të ngjarjes, sot pas marrjes në pyetje janë liruar.
Lidhur me këtë incident, ka reaguar kryeministri Bajram Bajram Rexhepi. Ai e ka dënuar ashpër këtë akt dhe ka kërkuar që motivet të zbardhen në mënyrë, që të mënjanohen spekulimet dhe shqetësimet në lidhje me këtë rast.
XS
SM
MD
LG