Ndërlidhjet

AUCKLAND


Zelanda e re ka pezulluar sot kontaktet me Izraelin pasi një gjykatë lokale dënoi dy agjentë të shërbimit informativ të Izraelit, nën akuzat se kanë mashtruar me qëllim që të marrin pasaporta të Zelandës së Re. Qeveria e Zelandës së Re tha se ka pasur arsye shumë të forta që të dyshojë se dy personat, që u shpallën fajtorë, kanë qenë agjentë. Kryeministraj e Zelandës së re Helen Clark ka thënë se si pasojë e këtij rasti, ajo do të kundërshtojë vizitën e planifikuar për gusht të presidentit izraelit Moshe Katsav.
XS
SM
MD
LG