Ndërlidhjet

MANILË


11 anëtarë të kontigjentit filipinas në Irak gjatë ditës së sotme do të largohen nga ky vend, në kuadër të përpjekjeve për të siguruar lirimin e filipinasit të zënë peng nga një grup militant. Ministrja e jashtme e Filipineve, Delia Albert tha se së shpejti të 51 pjesëtarët e njësitit filipinas, do të largohen nga Iraku. Mëtutje ajo tha:
-Përpjekjet vazhdojnë për sigurimin e lirimit të sigurtë të Angelo de la Cruzit dhe ne u jemi mirënjohës të gjithë atyre që punuan me ne për të ndihmuar që Angelo të bashkohet me familjen e tij.

Agjencia FP raporton se edhe Tajlanda ka filluar tërheqjen e trupave të saja nga Iraku. Ministria e mbrotjes e këtij vendi ka bërë të ditur se tërheqja do të kompletohet deri më 20 shtator.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG