Ndërlidhjet

PRISHTINË


Ministri i Jashtëm i Holandës, Berend Bot, kryesues aktual i Këshillit të Ministrave të Jashtëm të BE-së, tha sot në Prishtinë se e ardhmja e Kosovës është në Evropë. Pas një takimi që zhvilloi me kryeministrin Bajram Rexhepi, Bot tha se Kosova është prioritet i lartë i Bashkimit Evropian.
Berend Bot po qëndron në Kosovë, në kuadër të vizitave në vendet e Ballkanit Perëndimor. Gjatë ditës Bot do të takojë edhe kryetarin Ibrahim Rugova, zëvendës-kryeadministratorin ndërkombëtar Charles Brayshaë dhe përfaqësuesin e serbëve, Oliver Ivanoviqin.
XS
SM
MD
LG