Ndërlidhjet

TEL AVIV


Ministri i jashtëm i Izraelit Silvan Shalom tha se Izraeli nuk është i sigurt nëse mund t'i besohet Bashkimit Evropian, që të jetë partner ndërmjetësues në përpjekjet për të arritur paqen në Lindjen e Mesme.
Shalom bëri këto komente pas takimit me shefin e diplomacisë së BE-së Havier Solanën në Tel Aviv. Izraeli ka kritikuar BE për përkrahjen që i dha rezolutës së Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara, Izraeli dhe Egjipti po planifikojnë të mbajnë një konferencë paqësore Lindjes së Mesme që do të koordinonte tërheqjen e Izraelit nga Rripi i Gazës dhe pjesët e Bregut Perëndimor.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG