Ndërlidhjet

BOSTON


Fillon sot në Boston Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike amerikane. Kuvendi do të zgjasë katër ditë dhe pritet të konfirmojë edhe zyrtarisht caktimin e senatorit John Kerry si kandidat presidencial. Ish presidenti amerikan Bill Clinton do të jetë folësi kryesor. Figura të tjera të rëndësishme që do të flasin në Kuvendin katërditor janë ish presidenti Jimmy Carter, ish nënpresidenti Al Gore e senatorja Hillary Clinton.
Në takim marrin pjesë 5 mijë delegatë, 15 mijë të ftuar e mbi 15 mijë gazetarë. Shkalla e sigurisë është në nivelin maksimal në Boston dhe rrethina, me patrulla të shtuara nga ajri, toka dhe deti.
XS
SM
MD
LG