Ndërlidhjet

SHKUP


Parlamenti i Maqedonisë në seancën e sotme nisi shqyrtimin e paketës së ligjeve të decentralizimit që del nga detyrimi për rrumbullakësimin e Marrëveshjes së Ohrit.
Debati parlamentar rreth këtyre ligjve do të zgjatë dhjetë ditë, ndërsa që në fillim ai karakterizohet me kundërshtime të ashpra midis deputetëve të shumicës parlamentare dhe atyre të opozitës.
Blloku opozitar, i cili ashpër e kundërshton propozimin qeveritar rreth këtyre ligjeve në mbrëmje do të mbajë protesta masovike.
Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike Shqiptare, në opozitë, ka braktisur sallën e Parlamentit, në shenjë pakënaqësie sic thanë ata "për obstruksionet e kryeparlamentarit", që nuk ka lejuar këtë parti të thotë qëndrimin lidhur me pakon ligjore rreth decentralizimit.
Mbrmëjen e sotme qytetarët maqedonas nën drejtimin e opozitës po protestojnë kundër projekt-ligjeve në fjalë.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG