Misioni i Bashkimit Evropian në Maqedoni ka thënë se nëse zgjedhjet vendore në Maqedoni mbahen sipas rregullativës së vjetër ligjore, atëherë ky vend do të tregojë se nuk ka sukses në implementimin e Marrëveshjes së Ohrit. Zëdhënësja e këtij misioni Sheena Thomson tha se zgjedhjet lokale patjetër duhet të mbahen pas miratimit të ligjeve për decentralizim. Opozita ka kundërshtuar vazhdimisht ligjet e reja për decentralizimin, duke shtyrë miratimin e tyre nga parlamenti.
Përdorimi i përmbajtjes sonë
⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.
Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.