Ndërlidhjet

BAGDAD


Zyrtarë irakianë thanë se të paktën 5 persona kanë vdekur nga shpërthimi i një autombombe, që në shënjestër kishte një stacion policie në Bagdad.
Raportohet për 21 të lënduar.
Ndërkohë, në vargun e rrëmbimeve të të huajve në Irak, Shtetet e Bashkuara edhe njëherë ripërsëritën se nuk do t'i plotësojnë kërkesat e rrëmbyesve.
Në komunikatën e Departamentit të Shtetit thuhet se forcat e koalicionit besojnë se lëshimi pe ndaj terroristëve vetëm "do t'i vinte në rrezik forcat shumëkombëshe, si dhe vendet tjera që kontribuojnë në rindërtimin dhe ndihmën humanitare në Irak.
XS
SM
MD
LG