Ndërlidhjet

KOMBET E BASHKUARA


Përfaqësuesit e Shteteve të Bashkuara dhe të vendeve kryesore evropiane kanë kërkuar në Këshillin e Sigurimit, gjatë seancës publike për Kosovën, që Serbia e Mali i Zi të tërheqë thirrjen që i ka bërë serbëve të Kosovës që të mos marrin pjesë në zgjedhjet e tetorit në Kosovë.
Anëtarët e Këshillit të Sigurimit nënvizuan se serbët e Kosovës vetëm përmes pjesëmarrjes në zgjedhje mund të luajnë një rol në institucionet vendore.
I dërguari i Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit, Stuart Holliday, i bëri thirrje të drejtpërdrejtë drejtuesve të Beogradit, duke shprehur njëherësh edhe shqetësimet e Britanisë, Gjermanisë, Francës dhe Spanjës.
"Ne presim që kryeministri Koshtunica, presidenti Tadic dhe qeveria serbe t'i dërgojnë një sinjal të qartë serbëve të Kosovës, se duhet të marrin pjesë në zgjedhje pa caktuar kushte", tha përfaqësuesi amerikan në Kombet e Bashkuara, Stuart Holliday.
Ndërkaq Zoran Luncar, ministri i administrimit publik dhe pushtetit lokal nw Qeveinë e Serbisë e Malit të Zi, tha se do të ishte mirë që për të marrë pjesë në zgjedhje Kombet e Bashkuara duhet të miratojnë planin serb për pushtetin vendor në Kosovë.
XS
SM
MD
LG