Ndërlidhjet

BAGDAD


Ish anëtari i Këshillit Qeverisës të Irakut Ahmed Chalabi dhe nipi i tij Salem Chalabi thanë se fletëarrestet e lëshuara ndaj tyre janë të motivuara politikisht. Ahmed Chalabi që gjendet në Iran, akuzohet për falsifikim të dinarëve të vjetër irakianë, ndërsa nipi i tij, akuzohet për përfshirje në vrasjen e një zyrtari të Ministrisë së Financave.
Të dy kanë deklaruar se janë të pafajshëm. Salem Chalabi i cili është në Britani ka thënë se ithtarët e Sadam Hyseinit do ta vrasin nëse ai dërgohet në burg.
XS
SM
MD
LG