Zyrtarë të lartë të UNMIK-ut dhe të qeverisë së Kosovës, vazhduan t'i ftojnë serbët e Kosovës që të marrin pjesë në zgjedhjet e tetorit. Në këtë aspekt, ata si sinjal pozitiv e cilësuan edhe shpejtësinë e rindërtimit të objekteve të dëmtuara gjatë trazirave të marsit. Ministri Behxhet Brajshori tha sot se "82% e objekteve të dëmtuara janë kryer ose janë në fazën e rindërtimit".
Përdorimi i përmbajtjes sonë
⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.
Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.