Ndërlidhjet

BUJANOVC


Policia e Bujanovcit ka arrestuar tre shqiptarë nga Tërnovci, në mesin të cilëve edhe vëllanë e ish udhëheqësit të UÇPMB-së Ridvan Qazimit.
Izet Qazimit, Osman Amibit dhe Ismail Amibit u është caktuar paraburgim 30-ditësh për shkak se në 9 gusht fizikisht e kanë sulmuar patrullën e policisë së trafikut, pasi më parë kishin refuzuar t'i nënshtrohen kontrollit të automjetit dhe valixheve, thuhet në komunikatën e policisë.
Kryetari i bashkësisë lokale të Tërnovcit, Galip Beqiri, e ka akuzuar policinë për incidentin, të cilin e ka quajtur "provokim për familjen e Ridvan Qazimit dhe popullatën shqiptare të Tërnovcit".
XS
SM
MD
LG