Ndërlidhjet

TBILISI


Zyrtarë gjeorgjian kanë bërë të ditur sot se së paku tre gjeorgjian janë vrarë dhe disa të tjerë janë plagosur gjatë përleshjeve të mbrëmshme midis ushtarëve dhe kryengritësve në rajonin problematik të Osetias jugore.
Me këtë rast Këshilli i Sigurimit Kombëtar ka mbajtur një takim emergjent ku është diskutuar situata e krijuar. Në takim i pranishëm ishte edhe presidenti i Gjeorgjisë Mikhail Sakashvilli.
"Ata janë takuar me disa ushtarë të kontigjentit tonë paqeruajtës, që njëherit refuzuan ta lëshojnë vendin, kështu që për disa orë rresht janë përballur me sulme të shumta nga një numër i shtuar forcave të kryengritësve. Me këtë rast tre luftëtarë gjeorgjian janë vrarë", ka thënë presidenti gjeorgjian Sakashvilli.
Sakashvilli, është zotuar se do të sigurojë kontroll në pjesën jugore të Osetias dhe të Abkazias, pjesë këto të shkëputura nga qeveria e Gjeorgjisë në fillim të viteve të 90-ta.
XS
SM
MD
LG