Parlamenti i Maqedonisë ka miratuar mbrëmjen e sontme ligjin për qytetin e Shkupit si njësi e veçant e vet administrimit lokal. Ky është ligji i dytë kyç pas atij për riorganizimin territorial që u miratuiar mbrëmë vonë, që njëherit janë pjesë e paketës ligjore për decentralizimin. Udhëheqësit e opozitës maqedonase e kanë lëshuar sallën e Kuvendit gjatë kohës së miratimit të ligjeve. Ndërkaq Bashkësia Evropiane ka përshëndetur miratimin e këtyre ligjeve kyçe, të cilat do të mundësojnë zbatimin e "Marrëveshjes së Ohrit" dhe integrimin e Maqedonisë në strukturat euro-atlantike.
Përdorimi i përmbajtjes sonë
⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.
Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.