Ndërlidhjet

TBILISI


Pas rasteve të para të vrasjeve në rajonet problematike të Gjeorgjisë, Osetia Jugore dhe Abkazia, qeveria e Gjeorgjisë ka kërkuar ndihmë nga komuniteti ndërkombëtar në zgjidhjen e këtij problemi.Kryeministri Zurab Zhvania dhe presidenti Mikhail Sakashvilli kanë planifikuar që t'ju bëjnë thirrje përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara dhe vendeve perëndimore. "Ju drejtohemi gjithë partnerëve të Gjeorgjisë, dhe të gjitha forcave botërore të cilët nuk dëshirojnë një konflikt të shkallës së lartë. Duhet të sigurojmë se bisedimet do të zhvillohen dhe do të marrin pjesë jo vetëm separatistë të Osetias Jugore por edhe të Rusisë", ka thënë kryeministri Zhvania. Osetia Jugore dhe Abkazia, janë formalisht pjesë e Gjerogjisë, por janë të shkëputura nga Tbilisi

në fillim të viteve të 90-ta.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG