Ndërlidhjet

BAGDAD


Në Najaf kanë vazhduar luftimet afër tempullit të Imam Aliut, ku milicitë shiite të prira nga kleriku rebel Moqtada al-Sadr, tani më dy javë u kundërvihen forcave amerikane.
Ndërkohë, 8 anëtarë të Konferencës Kombëtare arritën në Najaf për të biseduar që t'i jepet fund konfliktit.
Në Bagdad, nga shpërthimi i një mortaje, sot u vranë 4 njerëz dhe rreth 20 u plagosën, ndërsa nga Dubai njoftohet se policia irakiene e ka liruar një jordanez, i cili 8 ditë mbahej peng në Irak.
XS
SM
MD
LG