Ndërlidhjet

UASHINGTON


Kandidati demokrat për zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara John Kerry ka kritikuar sot propozimin e presidentit George Bush për tërheqjen e 70 mijë trupave amerikane nga Evropa Perendimore, Korea e Jugut dhe Japonia. Kerry, duke ju drejtuar një grupi të veteranëve në shtetin e Ohajos tha se planet e fundit ngrejnë dyshime lidhur me qëllimet amerikane.
"Presidenti në mënyrë jo të qartë ka paraqitur një plan i cili nuk forcon pozicionin tonë në luftën kundër terrorizmit. Njëherësh ai nuk ndihmon trupat tanë të cilat po shërbejnë me një kohë të zgjatur. Madje ky plan nuk do të fillojë përpara vitit 2006 dhe do të zgjasë 10 vjet", tha Kerry.
Kandidati demokrat John Kerry më tej tha se, presidenti Bush po e redukton numrin e forcave në një kohë kur vendi po lufton me rrjetin terrorist të Al-Qaidas.
Ndërkaq sa i përket çështjes së Irakut, Kerry tha se ajo cfarë duhet bërë në Irak është të kemi një president që ka besueshmëri të kthen aleatët nga ne sepse kjo është mënyra e duhur për të thënë se puna në Irak është kryer dhe trupat tona atje mund të kthehen në shtëpitë e tyre", tha Kerry.
XS
SM
MD
LG