"Bilansi i viktimave gjatë përleshjeve të mbrëmshme në Osetinë Jugore është tre ushtarë gjeorgjianë të vrarë e jo gjashtë siç është thënë më herët" ka deklaruar zëvendës kryeministri gjeorgjian. Komentet e tij erdhën pas deklaratave të ministrit të shëndetësisë, Varlam Misoze, se "gjashtë ushtarë gjeorgjianë janë vrarë dhe shtatë të tjerë janë plagosur pas disa sulmeve të separatistëve në Osetinë Jugore".