Ndërlidhjet

DHAKA


Një seri shpërthimesh ka tronditur sot një manifestim të opozitës në kryeqytetin e Bangladeshit, Dhaka duke lënë të vdekur së paku 14 persona. Më shumë se shtatë shpërthime ndodhën në selinë e Lidhjes Avami, në kohën kur udhëheqësja e opozitës Hasina Uajed mbante fjalimin para turmës së mbledhur. Gjatë këtyre shpërthimeve rreth 200 veta u plagosën ndërkohë që Hasina, ish kryeministre nuk u lëndua. Qeveria e Bangladeshit ka dënuar sulmin dhe është betuar se do të gjejë fajtorët. Askush deri më tani nuk ka marrë përsipër përgjegjësinë për sulmin.
XS
SM
MD
LG