Ndërlidhjet

PARIS


Autoritet në Paris kanë njoftuar se në një sulm anti-semitë qendra sociale hebreje në kryeqytetin francez është shkatërruar gjatë natës pas vënies së zjarrit në këtë ndërtesë. Sipas policisë, zjarri ka qenë i fuqishëm dhe shpejtë e ka kapluar gjithë ndërtesën duke mos lënë kohë për evakuim. Në vendin e ngjarjes janë gjetur parulla të shumta anti-semite. Ndërkohë që bëhet e ditur se viktima në njerëz nuk pati. Presidenti francez Jasque Chirac ka kërkuar nga autoritetet e sigurisë që sa më shpejtë ti gjejnë përgjegjësit dhe ti nxjerrin para drejtësisë.
Sipas masave të reja për anti-racizmin në Francë, akorët e këtyre veprave penale mund të dënohen me 20 vjet heqje lirie ose burg të përjetshëm.
XS
SM
MD
LG