Ndërlidhjet

ABUJA – NIGERI


Përfaqësuesit e qeverisë së Sudanit dhe ata të dy grupeve rebele janë takuar të diskutojnë dhënjen fund të konfliktit në rajonin perëndimor të Darfurit.
Bisedimet janë organizuar nga Bashkimi Afrikan, derisa qeveria sudaneze ka hedhur poshtë se po mbështet militantët e armatosur arabë, që janë përgjegjës për fushatën e krimeve në Darfur. Nga ky konflikt kanë humbur jetën 50 mijë njerëz dhe 1.2 milionë të tjerë janë dëbuar.
Ministri i jashtëm britanik, Jack Straw, është nisur sot për në Sudan.
"Së pari do t'ia bëj të qartë qeverisë sudaneze se sa e shqetësuar është bashkësia ndërkombëtare lidhur me krizën humanitare në Darfur dhe krimet e kryera atje. Së dyti do t'ia bëjë të qartë nevojën për të bërë përparim të dukshëm në përmbushjen e detyrimeve të përcaktuara nga rezoluta e Kombeve të Bashkuara", ka thënë Straw.
XS
SM
MD
LG