Ndërlidhjet

ATHINË


Vizitorët e Lojërave Olimpike në Athinë janë deklaruar të kënaqur me gjendjen e sigurisë në vend.
Sipas rezultateve të një ankete, 97.3 përqind kanë deklaruar se "është kjo hera e parë që në Lojëra Olimpike të ketë siguri të tillë". Greqia, është e para që pas sulmeve të 11 shtatorit në Shtetet e Bashkuara mban Lojërat Olimpike. Njëherit, Greqia ka shpenzuar më shumë se 1 miliardë euro në çështjen e sigurisë. Ndërkaq është punësuar një presonel sigurie prej 70 mijë vetash, shifër kjo katër herë me e lartë se sa në Sidnej në vitin 2000.
XS
SM
MD
LG