Ndërlidhjet

PRISHTINË


Komisioni Evropian ka njoftuar se ka hapur një zyrë ndërlidhëse në Kosovë, e cila do drejtohet nga Giorgio Mamberto, që funksionin do ta ushtrojë nga 1 shtatori. Komisioni Evropian, përmes një deklarate, ka bërë të ditur se me hapjen e kësaj zyre synon të nxisë qëllimet e Kosovës për t’iu afruar Bashkimit Evropian nëpërmjet procesit të stabilizim – asociimit dhe mekanizmave të tjerë, të përcaktuar në agjendën e Selanikut mbi Ballkanin Perëndimor.
XS
SM
MD
LG