Ndërlidhjet

TIRANË


Senatori amerikan, Richard Lugar, takohet pasditen e sotme me ministrin e Jashtëm të Shqipërisë, Kastriot Islami dhe kryeministrin Fatos Nano, në dy takime të ndara. Senatori Lugar, vjen nga një vizitë që sapo ka kryer në Bosnjë. Atje ai falenderoi trupat e gardës kombëtare të Indianës për shërbimin e shkëlqyer.
Senatori Richard Lugar është kryetar i Komitetit për Marrëdhëniet me Jashtë në Senatin Amerikan dhe njihet si avokat i rolit drejtues të Shteteve të Bashkuara në botë dhe mbështetës i rritjes së bashkëpunimit ekonomik dhe tregtisë së lirë. Vizita e sotme është vizita e parë në Shqipëri. Pritet që në këto takime, senatori amerikan të vlerësojë rolin e Shqipërisë në rajon dhe kontributin e trupave shqiptare në Afganistan dhe Irak.
XS
SM
MD
LG