Ndërlidhjet

SHKUP


"Zgjidhja e statusit përfundimtarë të Kosovës, në asnjë mënyrë nuk ka të bëjë me të ardhmen e Maqedonisë", ka deklaruar në një intervistë për radion "Evropa e Lirë" presidenti i Maqedonisë Branko Cërvenkovski.
"Ne si shtet e përkrahim qasjen "standardet para statusit. Sa i përket statusit përfundimtarë të Kosovës, është ndoshta në interes të Prishtinës dhe Beogradit, e nëse Kosova do të jetë demokratike me rregullim juridik është interes shumë më i madhë për ne që jemi në fqinjësi të drejtëpërdrejtë me Kosovën", tha Cërvenkovski.
Lidhur me zhvillimet rreth referendumit të paralajmruar kundër organizimit të ri territorial të Maqedonisë Cërvenkovski tha: " As Maqedonia do të ndahet siç pretendon njëra palë nëse referendumi rezulton pa sukses, dhe as që Maqedonia do të hyjë në luftë qytetare nëse referendumi përfundon me sukses", vlerësoi presidenti i Maqedonisë Branko Cërvenkovski në një intervistë për radion "Evropa e Lirë".
XS
SM
MD
LG