Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

ATHINË


Ma garën e maratonës që e fitoi italiani Stefano Baldini, u përmbyllën Lojërat Olimpike në Athinë.
Kreu i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar Jacques Rogge i lëvdoi organizatorët për mbarëvajtjen e Lojërave Olimpike në Athinë.
Në ditën e fundit të garave, ai tha se është i lumtur që lojërat kaluan me sukses përkundër shqetësimeve të shumta mbi sigurinë, tejkalimin e shpenzimeve dhe vonesat në ndërtimin e objekteve.
Shtetet e Bashkuara e fituan shumicën e medaljeve.
Nga gjithsejt 103, amerikanët morën 35 medalje të arta, Kina nga 63 medalje të fituara, 32 të arta, ndërsa Rusia është e treta me 27 medalje të arta nga 92 medaljet e fituara gjithsejt.
XS
SM
MD
LG