Ndërlidhjet

PRISHTINË


Ombudspersoni i Kosovës, Marek Antoni Novicki, deklaroi se megjithëse protesta e djeshme e familjarëve të personave të zhdukur kishte kaluar kufijtë e lejes që kishte dhënë policia, reagimi i forcave të rendit në atë mënyrë ishte i panevojshëm. “Duke marrë parasysh se këta protestues gëzojnë përkrahje të madhe nga popullsia, policia do të duhej ta rishqyrtojë faktin nëse për arsye morale, e jo për ato ligjore, ishte me të vërtetë e duhur ta shqetësojnë me forcë këtë shfaqje të dhembjes kolektive, vetëm pse ajo e kishte kaluar një ‘vijë të caktuar të kufijve', vlerësoi Novicki.
XS
SM
MD
LG