Ndërlidhjet

BESLAN


Drama e pengjve në shkollën e republikës ruse të Osetisë Veriore i është afruar epilogut dramatik.
Të dhënat për numrin e viktimave, ende janë të paqarta, pas ndërhyrjes së rrufeshme të forcave ruse në ndërtesën, ku rreth 20 çeçenë mbanin peng qindra njerëz, kryesisht fëmijë.
Raportohet për një numër kufomash brenda objektit të shkollës ku mbaheshin pengjët.
Korrespondentja e radios "Evropa e Lirë" Tatiana Sobol njoftoi:
"Vërsulja filloi pasi punonjësit e shëndetësisë nuk u lejuan t'i marrin kufomat e pengjve të vrarë nga oborri i shkollës. Pas kësaj vijuan të shtënat intenzive dhe u dëgjuan shpërthimet", tha Sobol.
Forcat ruse pohuan se e kanë marrë nën kontroll pjesën më të madhe të ndërtesës, por vala e re e shpërthimeve la të kuptohet se përleshjet me militantët vazhdonin.
Raportohet se 13 rrëmbyes mund të kenë ikur. Burimet spitalore thanë se i trajtojnë rreth 250 të plagosur, ndërsa njoftohet për të paktën 5 fëmijë të vrarë.
XS
SM
MD
LG