Ndërlidhjet

ATHINË


Simpatizuesit shqiptarë dhe grekë u përleshëm mbrëmë vonë në qendër të Athinës pasi Shqipëria mundi Greqinë në futboll me rezultat 2:1 në Tiranë. Sipas policisë, së paku dy vetura të shqiptarëve, që shkonin në drejtim të sheshit Omonia për të festuar, ishin sulmuar nga grupet e grekëve duke shkaktuar dëme serioze. Autoritetet kanë thënë se disa persona janë trajtuar për lëndime në spitale, ndërsa policia ka ndaluar disa të dyshuar për ti marrë në pyetje. Ekipe të policisë speciale dolën në sheshin Omonia për të parandaluar dhunën e mëtejshme. Në disa raste policia përdori gazin lotsjellës për ti shpërndarë qindra simpatizues që ishin nisur për në qendër të qytetit. Agjencia AP mëtutje informon se raste të dhunës janë shënuar edhe në Sealnik.
XS
SM
MD
LG