Ndërlidhjet

MOSKË


Shërbimi federal i sigurisë në Rusi sot ka ofruar një shpërblim prej më se 10 milonë dollarësh për informata që do të ndihmonin në "neutralizimin" e liderëve kryengritës çeçenë, Shamil Basayev dhe Aslan Maskadov. Ky shërbim, që është pasardhësi kryesor i agjencisë së dikurshme sovjetike KGB, ka kumtuar se këta dy liderë ishin përgjegjës për, siç thuhet, "akte jonjerëzore terroriste në territorin e Federatës ruse". Autoritetet e Rusisë kanë akuzuar Shamil Basayevin dhe Aslan Maskadovin për konceptimin e sulmit të javës së kaluar në shkollën në Beslan të Osetisë Veriore, në të cilin u vranë 326 persona të rrëmbyer dhe u plagosën 727 vetë. Dje, në një kumtesë nga zëdhënësi i tij në Londër, Aslan Maskadov ka hedhur poshtë përfshirjen e tij në sulmin në Beslan.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG